Ekipi mbyll përgatitjet, mungon Vujoviç

Ekipi mbyll përgatitjet, mungon Vujoviç

448
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Mladá Boleslav.

Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin ‘Skënderbeu’ në orën 11:00 duke i dhënë fund përgatitjeve në Korçë pasi nesër, herët në mengjës ekipi do të udhëtojë drejt Çekisë.

Trajneri Daja ka dhënë këshillat e fundit taktike lojtarëve në prag të këtij takimi mjaft të rëndësishëm si dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë në fushë nga minuta e parë të enjte.

Përveç Sabjen Lilaj i pezulluar, Goran Vujoviç është i vetmi lojtar që do mungojë për këtë takim dhe nuk do të udhëtojë me ekipin ndërkohë që trajneri Daja do të ketë në dispozicion gjithë pjesën tjetër të grupit për takimin e parë të Raundit të 3-të.

Axhenda e ekipit:

25 korrik 

Ora 15:00 – Udhëtimi dhe akomodimi në Shkup.

26 korrik

04:10 / Udhëtimi më avion, Shkup – Pragë

18:30 / Konferenca për shtyp

(Trajneri Ilir Daja dhe Orges Shehi)

19:00 / Stërvitja zyrtare në stadiumin ‘Mestsky’ të Mlada Boleslav.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU