Ekipi mbyll përgatitjet për Partizanin

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes të javës së 12-të ndaj Partizanit.

Ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në ‘Tropikal Resort’, atje ku qëndron u grumbulluar prej 3 ditësh. Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi zhvilloi pasdite një seancë në prag të ndeshjes ku tekniku bardhekuq, Ilir Daja ka dhënë dhe instruksionet e fundit të besuarve të tij.

GJËNDJA E EKIPIT – “Jashanica është rikuperuar plotësisht dhe gjasat janë që ndaj Partizanit ta nisë titullar. Përveç mungesës së Nespor në dyshim mbetet dhe Vangjeli i cili pësoi një lëndim në kofshë ndaj dynamo Kiev dhe prej dy ditësh stërvitet veçmas. Stafi teknik dhe ai mjeksësor do të vendosë nesër nëse mbrojtësi Korçar do ta nisë takimin si titullar”

Takimi ndaj Partizanit do të zhvillohet nesër, ora 17:00 në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.