“Ekipi vijon përgatitjet në Tropikal”

Ujqërit prej 3 ditësh po përgatisin takimin e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë në ‘Tropikal Resort’, rezidenca bardhekuqe në Durrës.

Ashtu si edhe ishte parashikuar, të besuarit e trajnerit Daja, zhvilluan sot paradite një seancë stërvitore në kuadër të takimit të së shtunës në Shkodër.

Tre lojtarë nuk janë në dispozicion të stafit teknik. Orges Shehi dhe Sabjen Lilaj, janë dy mungesa të konfirmuara për shkak dëmtimesh. Kapiteni bardhekuq pas pushoi disa ditë me rekomandim të stafit mjekësor ka nisur ditën e djeshmë fazën e riaftësimit dhe pritet të kthehet me grupin pas 2 javësh. Ndërkohë Fidan Aliti i grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës do bashkohet nesër me ekipin në stërvitje. 

Pjesa tjetër e grupit po stërvitet normalisht nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja i cili ka programuar edhe 2 seanca stërvitore me grupin dhe një video analizë përpara grumbullimit në Shkodër ditën e premte në mbrëmje.

This slideshow requires JavaScript.

————————————

Kategoria Superiore / Java 27

KF Vllaznia – Skënderbeu

31 mars, e shtunë / Ora 14:00

Stadiumi ‘Loro Boriçi’.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *