“Ekipi zhvendoset në Tropikal”

Pas 24 orësh pushim, ekipi i është rikthyer sot përgatitjeve për kampionat në ‘Tropikal Resort’.

Ashtu siç ishte programuar lojtarët janë grumbulluar sot në Durrës ku do të vijojnë përgatitjet për takimin e radhës në kampionat ndaj vllaznisë.

Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik, ekipi zhvilloi një seancë stërvitore në orët e pasdites në fushën me bar natyral të ‘Tropikal Resort’.

GRUPI – “Përveç Kapitenit Shehi, mungon dhe Sabjen Lilaj i cili la grumbullimin me ekipin kombëtar pas një lëndimi. Pas kontrollove mjekësore rezultoi se Lilaj ka pësuar një ropturë të pjesshme të tendinës së ‘akilit’ dhe do të mungojë 2 deri në 3 javë. Me ekipin pritet të bashkohet nesër Gavazaj ndërsa të mërkurë rikthehet dhe Fidan Aliti pas grumbullimin me përfaqësuesen e Kosovës”.

——————————

Vllaznia – Skënderbeu 

31 mars, e shtunë / ora 14:00

Stadiumi ‘Loro Boriçi’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.