Gavazaj: Jemi 100% të motivuar

Skënderbeu luan nesër ndaj Partizanit, një takim mjaft i rëndësishëm drejt objektivit titull. Objektiv i cili ka motivuar maksimalisht lojtarët bardhekuq në prag të ndeshjes.

I të njëjtit mendim ka qënë dhe Enis Gavazaj, i cili ka folur për mediat e pranishmë në ‘Tropikal Resort’, atje ku ekipi po përgatitet prej disa ditësh.

Mesfushori bardhekuq është shprehur optimist për një rezultat pozitiv dhe ka theksuar se ekipi është tepër i motivuar dhe do kërkojë ashtu si edhe në çdo ndeshje tjetër, vetëm fitoren.

PARTIZANI – “Ne si ekip shkojmë kudo vetëm për 3 pikë, pavarësisht se kemi disa mungesa mjaft të rëndësishme por që besoj se do të zëvëndësohen mjaft mirë. Ne kemi një grup mjaft të mirë dhe lojtarë me eksperiencë që na motivojnë vazhdimisht. Ne jemi 100% të motivuar, do të japim maksimumin tonë dhe besoj se do të dalim me 3 pikë”.

ASPEKTI PERSONAL – “Më e rëndësishme është fitorja, golat apo asistet ndikojnë mirë për mua dhe ekipin por ne fillimisht mendojmë të marrim maksimumin si ekip. Jam mjaft i kënaqur me ekipin pasi kemi bërë mirë në europë, jemi thuajse kampion dhe në finale të kupës, kjo është më e rëndësishme ndërsa në aspektin personal do të mendoj në fund të sezonit”.

DOPJETA – “Ne si klub kemi pasur objektiv si kampionatin dhe kupën, tashmë jemi shumë afër dhe do të mundohemi ti marrim të dyja. Këto janë objektivat tona dhe do të luftojmë deri në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.