GNK Dinamo, rivali i Ujqërve në Play-Off

GNK Dinamo, rivali i Ujqërve në Play-Off

529
SHPËRNDAJE

UEFA Europa League / Play-Off

GNK Dinamo Zagreb – KF Skënderbeu

17 gusht – 24 gusht

Ashtu si edhe para dy sezonesh, Skënderbeu ‘peshkon’ në fazën Play-off ekipin e Dinamo e Zagrebit. Ndryshon kompeticioni por jo rëndësia, Ujqërit do të luajnë 2 takime për një tjetër hap historik.

E hasëm përballë në verën më të suksesëshme të futbollit shqiptar në nivel klubesh, në play-offin e Champions League Dinamo fitonte 2-1 në Shqipëri dhe 4-1 në Zagreb, por pavarësisht eleminimit Skënderbeu e kishte arritur fitoren e tij pasi kalonte direkt në grupet e Europa League, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që shijonte pjesëmarrjen në këtë fazë të kompeticionit kontinental.

Këtë herë për Skënderbeun është të gjitha ose asgjë, i duhet të kalojë Dinamon e Zagrebit për të përsëritur atë sukses të paharrueshëm. E lehtë ta thuash, pasi misioni është vërtet i përmasave të jashtëzakonshme, Në 17 gusht ndeshja e parë në Zagreb, të paktën këtë herë Skënderbeu luan atë të kthimit në shtëpi.

Skënderbeu ka urinë e madhe për të përsëritur një sukses historik, e pse jo ndoshta dhe pak dëshirë për revansh, futbolli është i bukur sepse gjithcka mund të ndodhë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU