Goran Vujoviç, nënshkruan për dy vite

Goran Vujoviç, nënshkruan për dy vite

1033
SHPËRNDAJE

Goran Vujoviç është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Sulmuesi është bashkuar sot me ekipin në Slloveni, atje ku bashkë me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për 2 vitet e ardhshme.

Në prononcimin e tij të parë, Goran Vujoviç u shpreh për webin zyrtar të klubit: “E di që erdha tek klubi më i madh Shqipëtar. Kënaqësi e madh të jem pjesë e Skënderbeut. Besoj se do të jap ndihmesën time për të ecur sa më shumë në Europa League dhe për të fituar titullin kampion në Shqipëri. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola dhe të kënaq tifozët me paraqitjet e mia”.

Vujoviç vjen nga kampionati Malazez, atje ku në sezonin e fundit ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 8 herë me fanellën e Buduçnost. Sulmuesi ka një karrierë të pasur teksa ka luajtur dhe me Videoton, Arsenal Tula dhe Sutjenska Niksiç.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU