Gripshi: I lumtur për golin, ja dedikoj familjes

Gripshi: I lumtur për golin, ja dedikoj familjes

553
SHPËRNDAJE

Padiskutim ajo që ra në sy në minutën e 91-të të takimit pas golit të Nazmi Gripshit, ishte se durrsaku vrapoi për të përqafuar një tjetër durrsak, por me shumë përvojë siç është Orges Shehi. E ka ndarë golin me kapitenin dhe ky gol është i pari me fanelën e Skënderbeut në karierën e tij sportive.

Ja ç’farë tha Nazmi Gripshi, dje pas ndeshjes për mediat: “Jam shumë i lumtur që shënova golin e parë me fanelën e Skënderbeut dhe në fakt ky gol mendoja që do të vinte edhe më parë se kjo javë e fundit. Gjithsesi jam i kënaqur që shënova dhe vrapova për te Shehi, sepse është durrsak ashtu si unë dhe nuk kishte më mirë se ta ndaja këtë gëzim me një tjetër patriot timin. Gjithsesi, këtë gol së pari ja dedikoj familjes sime që më ka mbështetur shumë dhe mendoj se ja shpërbleva. Ky është vetëm goli i parë, por ju kujtoj që kam pasur pak minuta në këmbë. Sezonin tjetër kur të kem më shumë minuta do të shënoj padiskutim më shumë. Për mua ky sezon mund të quhet pozitiv, por që tani dua dhe shpresoj që ta mbyllim me një trofe, atë të Kupës së Shqipërisë.”, u shpreh Gripshi për mediat

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU