Hidhet shorti, Ujqërit përball Sant Julià

Hidhet shorti, Ujqërit përball Sant Julià

925
SHPËRNDAJE

Sot në mesditë në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Europa League, atje ku jemi njohur me kundërshtarin e parë.

Do të jetë ekipi nga Andorra, UE Sant Julià kundërshtari i Ujqërve në raundin e parë të Europa League. Takimi i parë do të zhvillohet në Korçë në 29 qershor ndërsa takimi i kthimit në 6 korrik.

Kundërshtarët nga Andorra janë krijuar si klub në vitin 1982. E mbyllën sezonin futbollistik 2016/17 në vëndin e 2-të ndërkohë që kanë fituar 2 herë kampionatin dhe 5 herë kupën që prej krijimit të Ligës në vitin 1995.

I vetmi sukses në arenën europiane i përket vitit 2010 ku në raundin e parë të UEFA Champions League skualifikuan ekipin Tre Fiori nga San Marino me penallti pasi 2 takimet e para u mbyllën me rezultat të përgjithshëm 1-1. Më pas në raundin e 2-të u skualifikuan nga kampionët e Bullgarisë, Levski Sofia.

Luajnë ndeshjet në stadiumin ‘Camp d’esports d’aixovall’ në qytetin Sant Julia de Loria me një kapacitet prej 1000 vënde të ulura. Portokallia është ngjyra tradicionale e klubit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU