Daja: Kualifikimi në Vlorë

Trajneri i Skënderbeut pranoi se skuadra ende nuk e ka kapërdirë vendimin e UEFA-s, gjë që po ndikon edhe në paraqitjet në fushë, por premtoi se do të luftojnë për kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Humbët takimin e parë, duke komplikuar ecurinë në Kupë…

Daja: Kemi bërë një ndeshjeje me dy fytyra. Në pjesë të parë kemi luajtur mirë, ndërsa në pjesën e dytë prishëm gjithçka. Ekipi ende nuk është ulur me këmbë në tokë dhe të përshtatet me atë vendim që tashmë është marrë dhe të bëjmë mirë. Kemi bërë një hap fals, por nuk jemi dorëzuar. Finalisti do të përcaktohet në 180 minuta.

A do jeni trajner i Skënderbeut nëse nuk do të shkoni në Kupat e Evropës?

Daja: Është herë e parë që një ekip shqiptar kalon 4 ture dhe shkon në Europa Ligë. Është një Skënderbe që ka qenë ndër ekipet më të mira shqiptare në të gjitha drejtime. Ja leme gjykatave të vendosin se kush ka të drejtë, por kjo gjë ndikon te pjesa e ekipit, Unë do të vazhdojë t ë jem pjesë e Skënderbeut, sepse ndihem mirë në këtë qytet dhe në këtë ekip.

A ka ndonjë lojtar të Flamurtari që do ta donit në ekip?

Daja: I respektoj lojtarët e Flamurtarit, por më dalin lojtaret e mi. Në duhet të përshtatemi me vendimin e marrë. Duhet të ulemi dhe të bëjmë atë gjë që kemi bërë deri tani edhe pse është e vështirë sepse ana psikologjike është e rëndësishme.

Sa ndikuan mungesat?

Daja: Është komplet boshti i ekipit që mungon si Sheshi, Radas, Lilaj, etj. Me rikthimin e këtyre do të kemi më shumë mundësi të bëjmë atë që bënim edhe më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.