Java 26 | Luftëtari, rivali i radhës

Pas barazimit në transfertë ndaj Teutës, ujqërit rikthehen të luajnë në ‘shtëpi’, Luftëtari do të jetë ‘beteja’ e radhës drejt titullit të 8-të kampion.

Takimi i cili do të luhet në stadiumin ’Skënderbeu’ sheh të përballen dy ekipe me objektiva krejt të kundërta, me Skënderbeu që e sheh vetëm +15 pikë nga ndjekësi më i afërt dhe kërkon të mbyllë sa më shpejtë çështjen titull dhe në krahun tjetër Luftëtari që pretendon një vënd në kupat e europës.

Skënderbeu është ndeshur 2 herë këtë sezon me Gjirokastritët të cilët i kanë shkaktuar ujqërve një nga dy humbjet sezonale në kampionat. Të besuarit e trajnerit Daja kanë fituar fazën e parë në Korçë 2-0 dhe kanë humbur takimin hapës të vitit në Gjirokastër me po të njëjtin rezultat.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 26

18 mars / Ora 17:00

KF Skënderbeu – Luftëtari

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.