Krasniqi: “Premtoj maksimumin për fanellën bardhekuqe”

Blerim Krasniqi është zyrtarisht lojtar bardhekuq. Sulmuesi 21 vjeçar u bashkua sot me ekipin në stërvitje ndërkohë që nga Antalya ka folur për webin zyrtar të klubit.

Krasniqi e ka cilësuar klubin bardhekuq si më të mirin në Shqipëri dhe ka premtuar maksimumin për fanellën e Skënderbeut.

“Jam mjaft i lumtur që jam tashmë pjesë e Skënderbeut, ekipit më të mirë në Shqipëri. Krenar që jam pjesë e këtoj klubi të madh. Prisja të vija në qershor pasi më mbaronte kontrata por u ndjeva i surprizuar pasi klubet arritën marrëveshjen. Fjalët janë të tepërta për klubin tim të ri pasi për të flet ecuria europiane. Jam me këmbë në tokë dhe premtoj që do të jap më të mirën për fanellën bardhekuqe. Shpresoj ta bind dhe trajnerin dhe të kem minuta dhe në kampionat”.

Në fund, Krasniqi ka dhe një mesazh për tifozët bardhekuq: “I përshëndes të gjithë tifozët Korçarë dhe ju premtoj maksimumin tim. Shpresoj të kem mbështetjen e tyre në vazhdim”.

—————————
#WelcomeKrasniqi

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.