Kupa, nesër luhet ndaj Besëlidhjes

Dy ditë pas ndeshjes me Partizanin, ekipi bardhekuq do të luajë një tjetër sfidë zyrtare. 

Nesër, ora 14:00 në Lezhë do të zhvillohet akti i parë i turit të dytë ndaj Besëlidhjes, e vlefshme për kupën e Shqipërisë.

Ekipi ka zhvilluar sot në mesditë një seancë stërvitore në ‘Tropikal Resort’ ku tekniku Daja ka dhënë instruksionet përfundimtare lojtarëve që do të nisin nesër takimin nga minuta e parë.

GJËNDJA E EKIPIT – “Stafi teknik më në krye trajnerin Daja ka vendosur që në këtë takim ta nisin nga fillimi lojtarët që gjatë kësaj perjudhe kanë pasur më pak mundësi aktivizimi. Mungon Bruno Dita si pasojë e një frakture në dorë ndërkohe nga fillimi me shumë mundësi do e nisë dhe Jashanica i cili ka munguar disa ndeshje si pasojë e dëmtimit në shpatull”.

Ekipi do qëndrojë sot i grumbulluar në ‘Tropikal Resort’ dhe do udhëtojë paradite drejt Lezhës. Pas ndeshjes ekipi do të udhëtojë drejt Korçës ku do përgatitet dhe ndeshja e radhës në kampionat ndaj Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.