Latifi: Të përqëndruar kalojmë dhe Mladá Boleslav

Latifi: Të përqëndruar kalojmë dhe Mladá Boleslav

760
SHPËRNDAJE

Liridon Latifi, padyshim një nga lojtarët më të mirë në të dy ndeshjet që Skënderbeu zhvilloi kundër Kairatit duket se ka qëlluar në shenjë para dy javësh kur bëri me dije se Arshavinit i ka ardhur koha të humbë. Gjë që u bë realitet tashmë.

Në një intervistë për “panorama Sport” sulmuesi i Skënderbeut flet për kualifikimin por edhe për ecurinë e ekipit në Europë ndërsa bën me dije se është i qetë përsa i përket të ardhmes për të cilën ka marrë garancitë e presidentit dhe po mendon vetëm për Europën me Skënderbeun.

Latif, tashmë në turin e tretë të Europa Ligës. E kishit menduar se do të arrinit deri këtu?

Ka qënë një rrugëtim i vështirë pasi e kemi nisur nga turi i parë i Europa Ligës dhe jo nga Championsi si vitet e tjera. Ndeshjen e parë e kemi kaluar mirë dhe me sukses ndërsa edhe në turin e dytë e kemi vlerësuar maksimalisht duke arritur që ta kalojmë.

Keni thënë para dy javësh se Arshavinit i ka ardhur koha të humbë. Gjë që e bëtë realitet…

Po është e vërtetë e kam thënë një gjë të tillë, pavarësisht se ata kanë pasur shumë emra në ekip dhe shumë cilësi në fushë. Ne kemi luajtur si grup i bashkuar, me zemër dhe me shpirt për të fituar dhe ia kemi arritur qëllimit.

Sa e vështirë ka qënë përballë Kairatit?

Ka qënë shumë e vështirë pasi kemi sakrifikuar atomin e fundit për ekipin për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Më pas në ndeshjen e dytë kemi zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë duke siguruar kualifikimin madie duke arritur të fitonimkëtë takim me rezultatin 2-0.

Tashmë ju pret Mlada. Sa i vështirë është ekipi çek?

Besoj që gjatë javës do të marim sa më shumë informacione që të jetë e mundur. Trajneri jam i bindur se do të na japë përmes analizave informacionin e nevojshëm për këtë ekip. Do ta shohim se çfarë skuadër është. Normalisht përderisa ka arritur deri në këtë pikë tregon që është një ekip i fortë dhe do respekt maksimal. Do ta trajtojmë njësoj si Kairat Almatin, çdo nënvlerësim do të jetë në dëmin tonë.

A është i kalueshëm?

Besoj që po, nuk e di do ta shohim kur të luajmë. Por mendoj se përderisa arritëm të kalonim Kairatin atëhere nuk jemi inferiorë me askënd. Me përqëndrim mund ta kalojmë edhe këtë.

Sa larg shkon ky ekip?

Nendoj që Mladën shpresoj ta kalojmë dhe më pas të shohim se çfarë ekipi do të kemi përballë në Play-off do të kemi shanse ti kapim edhe grupet. Duhet fat normalisht dhe për këtë jemi të pindur pasi është një rrugëtim shumë i vështirë. Nëse na bie një emër i madh përballë do të jetë shumë e vështirë. Objektivi jonë ëhstë të kapim grupet por është i vështirë, megjithatë fati në short do të thotë shumë për këtë objektiv që kemi si ekip.

Latifi tashmë ka mendjen tek aventura e re që do të nisë?

Jo aspak. Në këtë periudhë nuk kam dashur të flas as me presidentin as me menaxherin tim as me askënd përsa i përket të ardhmes sime. Jam krejtësisht i përqëndruar me Skënderbeun. Jam i dashuruar me këtë fanelë dhe kam vënë vetes detyrë të jap më të mirën për këtë ekip deri ditën e fundit. Jam i fokusuar vetëm në stërvitje dhe për të dhënë maksimumin pasi e di që kjo lojë që do të bëj me Skënderbeun do të më gjejë një ekip të ri.

Keni gjetur ekipin tashmë?

Jo se kam gjetur ende. Janë dy-tre ekipe që po më kërkojnë në bazë të informacioneve që kam por nuk po mendoj aspak për këtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU