Lilaj: Me këmbë në tokë, ia dalim

Lilaj: Me këmbë në tokë, ia dalim

687
SHPËRNDAJE

Dëmtim, Terapi, Operacion dhe menjëherë deciziv në fushë. ky është Sabjen Lilaj, mesfushori korçar i Skënderbeut që pas dy muajsh mungesë kthehet sërish të luajë në formën e tij më të mirë duke dhënë siguri dhe mbështetje për ekipin në repartin e mesfushës.

Pas rikthimit në Korçë, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” Lilaj tregon dy muajt e dëmtimit dhe rikthimin në fushë, por mbi të gjitha flet për Europa Ligën dhe ëndrrën e bërë realitet me kalimin në grupe para dy sezonesh.

Sabjen, keni kaluar dëmtimin dhe tashmë jeni rikthyer në fushë. Sa e vështirë ka qënë për ju kjo periudhë?

Dëmtimi pavarëisht se më pengoi të luaja në muajt e fundit të kampionatit ka kaluar me sukses dhe çdo gjë e kam zgjidhur në rregull. Kam bërë një fazë përgatitore ku nuk kam pasur probleme aspak me këtë dëmtim që kalova dhe pak e nga pak çdo gjë po kthehet normale duke kapur edhe formën maksimale.

I kënaqur me rendimentin e kapur pas dy muajsh jashtë fushave?

Për të qënë i sinqertë, ka qënë e vështirë disi pasi periudha e dëmtimit ka qënë shumë e gjatë. Kam kaluar gati dy muaj jashtë fushave pa u stërvitur dhe tani besoj se jam i kënaqur me rendimentine arritur.

Tashmë jeni në turin e dytë eleminator dhe keni bërë një hap gjigand me atë barazim në Kazakistan. Të kënaqur?

Sigurisht, është një rezultat shumë i rëndësishëm. Vërtet një hap gjigand sikundër e thatë edhe ju, por duhet të kemi edhe kujdes pasi ky rezultat i marë në ndeshjen e parë mund të jetë një thikë me dy presa. Mund të na surprizojë në Korçë kështu që duhet të jemi të përqëndruar 100% në këtë takim sepse është shumë delikat.

Ku qëndron vështirësia që thoni ju?

Vështirësia qëndorn në faktin se jo vetëm ekipi por të gjithë edhe qyteti është shumë euforik dhe kjo gjë nuk ëhstë se po më pëlqen shumë. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pavarësisht gëzimit të tifozëve. Përpara kemi një ekip me shumë miliona, pavarësisht se milionat ndonjëherë nuk do të thonë asgjë. Ata janë një ekip me lojtarë shumë cilësorë që mund të bëjnë keq në çdo moment.

Çfarë ndeshje prisni tani në Korçë?

Sigurisht një ndeshje më të vështirë. Në ndeshjen e parë përgjegjësia ishte mbi ekipin kundërhstar pasi luanim në fushën e tyre. Tani në ndehsjen e kthimit ne duhet të kemi më shumë kujdes sepse një moment i vogël shpërqëndrimi do të na krijonte shumë probleme. Për shkak të rezultatit që e arritëm të merrituar, të gjithë presin nga ne që të kualifikohemi.

A keni shanse që të kaloni më tej këtë tur?

Duke parë ndeshjen e zhvilluar besoj se i kemi cilësitë e duhura qoftë nga ana teknike ashtu edhe nga ajo psikologjike. Eksperienca e fituar në edicionet e kaluara na ka ndihmuar shumë për ecurinë pozitive.

E mendoni një përballje me Mlada Boleslav?

Që pas ndeshjes së parë që mbyllëm në Kazakistan mendja jonë është vetëm në ndeshjen e kthimit që duhet të luajmë në Korçë. Duhet të mbyllim me sukses këtë takim dhe më pas të mendojmë për ekipin e radhës nëse kualifikohemi.

Ju e keni jetuar një eksperiencë në grupe. Mendoni se ky Skënderbe e ka potencialin për të përsëritur atë histori?

Pavarëissht se nga Skënderbeu gjithmonë ka patur largime, Skënderbeu ka pasur kualitetet e duhura si për të dalë kampion edhe për të tentuar kalimin në Europë. Përveç impenjimit maksimal mund të them se do të duhet edhe pak fat për të arritur një objektiv të tillë. Do jetë shumë e vështirë opër të menduar aq larg por ne jemi të përqëndruar.

Ndoshta fakti që u nisët direkt nga Europa Ligë e vështirëson më shumë?

Sigurisht që po, ajo ka qënë një gjë shumë kryesore. Tashmë sa vjen ndeshjet bëhen shumë më të vështira. Por ne duhet të marrim gjithçka një e nga një, me rradhë për të ecur përpara. Të shpresojmë ëdhe tek fati.

Çfarë duhet të bëjë Skënderbeu në ndeshjen e kthimit dhe një parashikim i mundshëm?

Skënderbeu duhet të bëjë atë që bëri në Kazakistan. Të bëjmë lojën tonë dhe të mos e lejojmë kundërhstarin të na imponohet. Duhet të mbajmë topin sa më shumë dhe të jemi të përqëndruar. Përsa i përket rezultatit dua që të jetë një rezultat i favorshëm për ne.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU