Lilaj & Gavazaj: Të lumtur me ftesën kuqezi

Sabjen Lilaj dhe Enis Gavazaj janë dy lojtarët bardhekuq të ftuar nga trajneri i kombëtares Shqiptare, Panuçi në kuadër të takimit miqësor ndaj norvegjisë.

Të dy mefushorët e Skënderbeut kanë dalë sot para mediave në konferencë për shtyp ku kanë treguar emocionet e ftesës kuqezi.

Sabjen Lilaj: “Besoj ka ndikuar paraqitja e bërë tek trajneri Panuçi për këtë grumbullim. Jam i lumtur dhe në fakt e prisja pasi kam punuar fort për të shkuar në kombëtare. Sigurisht që ka shërbyer Skënderbeu në këtë arritje. Ndaj Luftëtarit një ndeshje e rëndësishme, ne gjithmonë hyjmë në fushë për fitore por pas asaj ndeshje të humbur në Gjirokastër duam një hakmarrje. Viti më i suksesshëm në aspekt personal pasi përveç sukseseve të klubit jam shpallur dhe lojtari më i mirë i vitit. Është shpejt për të folur për titullin kampion derisa matematikisht nuk është mbyllur por duam ta mbyllim sa më shpejtë”.

This slideshow requires JavaScript.

Enis Gavazaj: “Si çdo futbollist edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Ftesa e kombëtares është padyshim një nga arritjet më të mëdha. Përsa i përket Luftëtarit mendojmë vetëm për 3 pikët, ky është objektivi ynë. Padyshim që Skënderbeu është një trampolinë e mirë pë kombëtaren. Kam bërë padiskutim zgjedhjen më të mirë pasi kam qënë pjesë e grupmoshave të kombëtares Shqiptare. Besoj se kampionati është i mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.