Lilaj mbyll me sukses operacionin në menisk

Lilaj mbyll me sukses operacionin në menisk

1029
SHPËRNDAJE

Pas disa javësh mungesë, sot mesfushori energjik Sabjen Lilaj i është nënshtruar një ndërhyrje në menisk si pasojë e një dëmtimi të vjetër. Operacioni konsistonte në pastrimin e meniskut dhe u zhvillua në spitalin Salus nga Prof. Dr Fausto Zanelli.

Ndërhyrja është mbyllur me sukses dhe sipas mjekut të ekipit Z. Jorgo Pantazi, mesfushori Sabjen Lilaj do të jetë i gatshëm për tu bashkuar me ekipin pas 4 javësh, perjudhë në të cilën Lilaj do të zhvillojë fazën riaftësuese nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit.

E gjithë familja bardhekuqe i uron shërim dhe rikthim të shpejtë Sabjenit i cili me shumë mundësi do të mund të jetë i gatshëm për javën e fundit të sezonit dhe finalen e kupës. #forcasabjen

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU