“Mbyllen përgatitjet anti-Teuta”

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë çerekfinale të kupës së shqipërisë ndaj  Teutës.

Nën drejtimin e trajnerit daja dhe stafit teknik, ekipi zhvilloi një seancë me karakter taktik në fushën stërvitore të ‘Tropikal resort’, atje ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit të besuarve të tij në prag të ndeshjes.

GJËNDJA – “Ali Sowe nuk pritet ta nisë si titullar takimin e nesërm. Sulmuesi ka udhëtuar drejt Gambias për çështje proçeduriale dhe do bashkohet me ekipin sot në mbrëmje. Pjesa tjetër do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja. Gavazaj, Sahiti, Muzaka dhe Radas janë stërvitor normalisht me ekipin ndërkohë që pritet vendimi i Disiplinës për Radas”

—————————

Kupa e Shqipërisë

Teuta – Skënderbeu

31 janar, Ora 14:00

Stadiumi ‘Niko Dovana’

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *