“Mbyllet me humbje ndaj Bursaspor”

Është mbyllur me humbje testi i parë miqësor në Antalya ndaj Bursaspor.

Trajneri Daja e nisi takimin me titullarët e zakonshëm në kampionat me vetëm dy ndryshime. Teqja e nisi titullar në portë ndërsa Osmani morri pozicionin e Radas në qëndër të mbrojes.

Një pjesa e parë loje thuajse e barabarte me Ujqërit që kishin raste konkrete para portës kundërshtare me anë të Lilaj, Gavazaj dhe Vangjeli por pjesa e parë u mbyll në barazimin e bardhë 0-0.

Fraksioni i dytë i lojës nis keq për të besuarit e trajnerit Ilir Daja që pësojnë gol pas vetëm 3’ minutash lojë. Bursaspor gjen golin e parë me Yusuf ndërsa trajneri Daja në harkun e 7’ minutave zëvëndëson plot 7 lojtarë duke tentuar të testojë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion.

Vazhdimi i takimit nuk do të rezervonte raste konkrete në portat respektive deri në minutat e fundit të takimit ku rivalët e Bursaspot do të gjenin edhe 2 herë rrjetën. Fillimisht me Bakiš në të 89’ dhe më pas me 11-metërsh i kthyer në gol nga Kembo në minutën e 3-të shtesë.

Mbyllet 0-3 në Titanic Deluxe Belek.

——————————————

FT’ Skënderbeu 0-3 Bursaspor

Shënues: Yusuf 48’ Bakiš 89’ Kembo 93’ (pen)

U AKTIVIZUAN: Teqja (Dajsinani 78’), Vangjeli (Dita 57’), Osmani (Radas 50’), Jashanica, Mici (Aliti 50’), Lilaj (Demte 50’) , Nimaga (Tobi 85’), Muzaka (Mara 64’), Gavazaj (Gripshi 57’), James (Sahiti 50’), Sowe (Kelmendi 57’).

Antalya Training Camp

Stadiumi: Titanic Deluxe Belek

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.