Memelli: “Jemi përgatitur mjaft mirë. Skuadra e impenjuar maksimalisht”.

Pas humbjes në javën e parë kundër Tiranës, ujqërit do të kërkojnë revanshin përballë Partizanit. Në ndeshjen që do të luhet nesër në Korçë, Memelli edhe pse pranon vështirësinë që ka ky takim kërkon të marrë më të mirën e mundëshme dhe për këtë motivon ekipin për të dhënë gjithçka në fushë. Nga ana tjtër kryepankina korçare ka folur edhe për sistemin e lojës dhe cilësitë që ka në skuadër.

Pas humbjes me Tiranën tashmë keni ndeshjen me Partizanin. Sa e vështirë është kjo sfidë?

Është jashtakonisht e vështirë duke parë edhe cilësitë që ka Partizani në grup në raport me të tjera ekipe të Superligës. Edhe pse ka humbur ndeshjen e parë me kampionen në fuqi, Teutën, kjo nuk e bën Partizanin një skuadër më të dobët por përkundrazi historia ka tregyar se këto skuadra në një moment apo në një tjetër japin dyfishin e mundësive të veta për ta arritur objektivat e tyre. Kështu që e parë në këtë këndvështrim presim një ndeshje të fortë.

Si vjen Skënderbeu përballë këtij Partizani?

Duke pasur parasysh ato që thashë më sipër mund të them se jemi përgatitur goxha mirë këtë javë dhe skuadrën e kam parë me impenjim maksimal pavarësisht se vinim nga një humbje kundër Tiranës.

Duke u ndalur këtu, faktorët ishin ata që ndikuan tek ky rezultat?

Padyshim faktorët ndikuan pasi ishin kushtet e barabarta dhe ne treguam shumëccka. Por dalja me kartonin e kuq të Zguros kompromentuan rrjedhën e takimit. Por është e kotë ti rikthehemi edhe një herë atij takimi. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur, prandaj duhet të fokusohemi më shumë tek kjo ndeshje. Jemi të bindur që do të bëjmë më të mirën si një skuadër e barabartë.

Duke parë Skënderbeun në vitin e kaluar dhe në ndeshjen e parë duket si i njëjti reshtim. Kjo do të thotë se Skënderbeu do të luftojë sërish për mbijetesë?

Përsa i përket Skemës nuk ndryshojmë dot pasi ccdo skemë përshtatet në bazë të organikës dhe cilësive që ke në ekip. Moduli ëhstë i ndërtuar në sajë të cilësive ndaj edhe për këtë nuk mund të lëvizim. Por edhe për faktin që ekipi ëhstë ambjentuar dhe bën mirë me fushën e lojës. Përsa i përket mbijetesës unë mendoj që ne do të fillojmë atje ku e lamë vjet. Pa menduar se ccfarë do të bëhet në fundin e sezonit.

Mensah dhe Bismark a mund të luajnë bashkë?

Këtu ka një problem, nuk i keni parë bashkë se Mensah erdhi vonë në ekip. Ka vetëm 22 ditë në skuadër sëbashku me Randin dhe po punojnë me dy seanca në ditë. Janë katër lojtarë që kërkojnë të luajnë si titullarë në sulm dhe unë mendoj se të katërt mund të luajnë bashkë. Por do të jetë seanca e fundit ajo që do të tregojë se cilët e nisin nga minuta e parë.

Problemi mbetet zëvendësimi i Zguros?

Është dicka që duhet ta mendojmë. Kemi disa alternativa. Vrapi mund të luajë atje, Sadriu dhe Berisha po ashtu. Do shohim për të bër ëmë të mirën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.