Mlada fiton minimalisht, kualifikimi vendoset në Elbasan

Mlada fiton minimalisht, kualifikimi vendoset në Elbasan

309
SHPËRNDAJE

Mladá Boleslav 2-1 KF Skënderbeu

Chramosta 42′, Janos 87′ / Latifi 86′

Mladá Boleslav: Divish, Fabian, Dagllas, Çmovsh, Fleishman, Prikril (Janosh 78′), Matejovski, Rada, Maresh, Golgol Mebrahtu, Shramosta (Magera 68′)
Trajner: Dushan Uhrin

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka (Shkodra 78′), Osmani, Nimaga, Taku (Gavazaj 67′), Plaku, Latifi. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Alan Mario Sant (Maltë)

Kartona të verdhë: Nimaga 45+1′, Plaku 63′, Radas 71′

Nuk arrin të dalë me një barazim nga transferta çeke Skënderbeu, por gjithsesi e mbyll me një gol të shënuar ne fushen e Mlada Boleslav që mund të peshojë shumë në fatet e duelit të fazës së tretë të Europa League.

2-1 u mund skuadra korçare në ndeshjen e parë të luajtur në Çeki ku nuk arriti të dilte në lojën e saj por arriti të menaxhonte mjaft mirë një ndeshje që u bë e çmendur vetëm në minutat e fundit me dy gola brenda pak sekondave. Nis menjëherë meë gazin në maksimum skuadra çeke që e dha sinjalin e parë në minutën e 6, ku Chramosta nga limiti i zonës së rreptësisë shënestroi kuadratin e Shehit që bëri një pritje vendimtare, ndërsa 5 minuta më vonë Nimaga goditi dobët në drejtim të portës së Divis. Momenti më i rrezikshëm ishte ai i minutës së 13, kur Chramosta pasoi për Mebrahtu, por sulmuesi vendas u bllokua nga Shehi me një dalje të zgjuar. Sërish Mllada dhe sërish pranë golit sepse në të 20-ën Rada e stampoi topin në shtyllë. 20 minuta ferri për korçarët që falë eksperiencës arriti t’i bënte ballë presionit pasi me kalimin e minutave, ritmi i Mladas ra ndjeshëm dhe korçarët menaxhuan lojën me kujdes.

Osmani i vendosur përpara mbrojtjes theu shumë aksione të kundërshtarëve, ndërsa Radas e Jashanica të mbështetur nga Vangjeli e Mici në mbrojtje nuk lejuan kundërshtarët të depërtonin duke ngritur disa herë me mjeshtëri edhe kurthin e pozicionit jashtë loje. Gjatë pjesës së parë Plaku në majën e sulmit nuk arriti t’i jepte thellësi fazës ofensive për shkak të agresivitetit të çekëve, ndërsa Taku e Latifi në krahët e sulmit u bllokuan. Skënderbeu iu imponua Mlladës edhe në mesfushë ku dyshja Nimaga-Muzaka punuan shumë në pasimet e shkurtra për t’i dhënë shpejtësi lojës së korçarëve që gjatë fraksionit të parë dominuan në mbajtjen e topit.

Kur dukej se skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pandryshuar, Mlada përfitoi nga një aksion i shpejtë që nisi nga e majta dhe u finalizua nga Chramosta që nuk gaboi 3 minuta nga fundi i kësaj pjese. Gjithcka nisi ashtu sic filloi pasi 8inuta nga starti, Shehi bllokoi një tjetër tentativë te çekëve, ndërsa Membrandu rrezikoi të shënonte golin e dytë me kokë.

Dalja e Muzakës dhe hyrja e Gavazajt i dha më shumë shpejtësi dhe frymëmarrje sulmit dhe ishte pikërisht lojtari i ri i Skënderbeut që krijoi rastin më të rrezikshëm në minutën e 72 me një të majtë që për pak nuk u ndal në rrjetë. Membrandu në krahun tjetër u bë rreziku kryesor për mbrojtjen e skuadrës së Dajës pasi në të 77-ën sulmuesi afrikan finalizoi pa fuqi, ndërsa 120 sekonda më pas përfitoi nga një gabim i Vangjelit por u ndal nga Shehi monumental. Sërish Gavazaj në të 84 që tentoi finalizimin personal por goditja e tij rezultoi e pasaktë. Goli ishte në ajër dhe erdhi në minutën e 85 kur Latifi me te majtën gjeti kokën e qëndërmbrojtësit Shmons.

Pak fat dhe topi merr rrugën drejt cepit të djathtë të portës së Mladës. 1-1 por vetëm pak sekonda festë për djemtë e Dajës pasi Janos i ndëshkoi me një supërgol duke përfituar edhe nga përgjumja e mbrojtjes korçare. Shokohet Skënderbeu por arrin t’i menaxhoje minutat deri në fund duke u larguar nga Çekia me një rezultat jo të gjithin për t’u hedhur poshtë pasi në ndeshjen e kthimit ka avantazhin e fitores së pastër falë golit të shënuar nga Liridon Latifi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU