Nesër, grumbullimi në Korçë

Pas më shumë se 1 muaji pushim, ekipi do të rikthehet nesër në Korçë ku do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Klubi ka programuar fillimisht një konferencë për shtyp në orën 16:30 ku presidenti Ardjan Takaj do të prezantojë para mediave, Orges Shehin si trajnerin e ri të Skënderbeut.

Pas prezantimit do të ketë një mbledhje të shkurtër mes presidentit, stafit dhe lojtarëve, ndërsa në orën 17:00 ekipi do i drejtohet fushës së blertë ku do të nisë zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.