Oto John: I lumtur për golin

Oto John ishte autori i golit të parë në fitoren 2-0 të ujqërve ndaj Kamzës.

Nigeriani zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive dhë në prononcimin e tij pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin ndërkohë që theksoi se ekipi është kompakt.

”Jam mjaft i lumtur për golin dhe faktin që e nisa takimin si titullar. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe u treguam ekip kompakt. Kërkuam të siguronim ndeshjen në pjesën e parë dhe u konsumuam shumë, kjo ndoshta ndikoi tek performanca e pjesës së 2-të. E kërkuam fitoren dhe jam i lumtur që dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje. Ndeshja e radhës me Partizaninne vështire por kemi kohën e mjaftueshme për ta përgatitur dhe bashkë me stafin teknik do të bëjmë maksimumin”

I pyetur në lidhje me ngjashmërinë e tij me Ali Sowe, Oto do të shprehej: “E kam ndjekur ecurinë e Sowe me Skënderbeun. Ka arritur shumë. Unë shpresoj të bëj sa Sowe dhe të arrij pritshmëritë e tifozëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.