Përgatitjet ‘anti-Kukësi’ në Korçë

Vetëm 24 orë pushim për të besuarit e trajnerit daja, pas fitores deçizive në ‘Selman Stermasi’ ndaj Partizanit.

Lojtarët i janë kthyer sot përgatitjeve në kuadër të sfidës ndaj kukësit, takim i cili do të zhvillohet ditën e dielë, ora 19:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’.

Ekipi zhvilloi sot paradite një seancë stërvitore në rezidencën ‘Tropikal resort’ nën drejtimin e trajnerit Daja dhe më pas të gjithë kanë udhëtuar drejt Korçës ku do të vijojnë përgatitjet për super sfidën e së dielës.

GJËNDJA E EKIPIT – “Pas disa javësh mungesë për shkak dëmtimi, ndaj Kukësit pritet që në portë të rikthehet kapiteni Orges Shehi. Me grupin sot është stërvitur edhe James Adeniyi i cili është riaftësuar plotësisht pas tërheqjes të pësuar në kofshë. Ali Sowe mbetet sërish në dyshim. Lojtari ka zhvilluar sot një kontroll të detajuar mjekësor dhe rezultoi se sulmuesi ka një përmirësim të ndjeshëm por nuk është ende gati të stërvitet me grupin. Pjesa tjetër e grupit është shfaqur në gjëndje optimale”.

Përgatitjet anti-Kukësi do të vijojnë nesër pasdite në Korçë.

Super sfida e së dielës do të jetë e 4-rta sezonale mes dy ekipeve. Ujqërit kanë fituar 2 nga 3 takimet e zhvilluara deri më tani dhe kanë barazuar 2-2 në fazën e 3-të duke ruajtur bilancin pozitiv me të gjitha ekipet ndjekëse.

14 pikë është diferenca me skuadrën verilindore dhe një fitore e mundshme do të shpallte skuadrën bardhekuqe matematikisht kampione pas 31 javësh kampionat.

————————————————

Kategoria Superiore / Java 31

29 prill, e dielë / Ora 19:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.