“Përgatitjet anti-Luftëtari në Tropikal”

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, ekipi është grumbulluar sot në ‘Tropika Resort’ në Durrës ku do të zhvillohet përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit.

Ekipi ka zbritur në fushë reth orës 12:30, ku nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar sintetik.

Trajneri Ilir Daja ka pasur sot në dizpozicion kontigjentin e plotë me përjashtim të Jorgo Pëllumbit i grumbulluar me kombëtaren under19.

This slideshow requires JavaScript.

SUAD SAHITI – “Mesfushori bardhekuq pësoi një tërheqje miskulore ndaj Besiktas dhe do humbasë ndeshjen e së premtes. Sahiti pasi është konsultuat me stafin mjekësor ka nisur vrapimet dhe pritet të bashkohet me grupin plotësisht në fundjavë.

———————————

Takimi i javës së 17-të ndaj Luftëtarit, do të zhvillohet ditën e premte, 26 janar, ora 14:00 në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.