Përgatitjet ‘anti-Lushnja’ – Gjëndja e ekipit

Ekipi ka nisur ditën e dieshme në ‘Tropikal resort’ përgatitjet për takimin e mesjavës ndaj Lushnjës.

Trajneri Daja dhe stafi teknik nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë pas humbjes ndaj Laçit nisën përgatitjet në Durrës. Stafi fillimisht ka zhvilluar një analizë me grupin e lojtarëve reth humbjes ndaj Laçit dhe më pas i janë drejtuar fushës.

GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja ka pasur ditën e dielë grupin e plotë në dispozicion me përjashtim të Tefik Osmanit dhe Gjergji Muzakës i cili mbeti i dëmtuar ndaj Laçit. Osmani ka nisur ditën e djeshme vrapimet pas dëmtimit në takimin ndaj Kukësit dhe gjasat janë të vogla për të qënë gati në Lushnjë. Ndryshe paraqitet situata për Muzakën i cili ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë individuale, i diferencuar nga grupi por pritet të bashkohet plotësisht me grupin dhe të jetë në dispozicion të trajnerit për Lushnjën”.

Ky do të jetë takimi i 4-rt sezonal mes dy ekipeve, ku në 3 takimet paraardhëse kanë triumfuar ujqërit me golavarazh të përgjithshëm 10-3. 

Me grupin thuajse të plotë, ujqërit do të tentojnë maksimumin në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjës, për të shkuar i sigurt drejt titullit kampion.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 33

SK Lushnja – KF Skënderbeu

E mërkurë, 9 maj / Ora 16:00

Stadiumi ‘Roza Haxhiu’, Lushnjë

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *