“Përgatitjet anti-Partizani”

Menjëherë pas ndeshjes së djeshme ndaj Kamzës, ekipi është grumbulluar në Korçë ku do të zhvillohen përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.

Në mungesë të trajnerit Daja, ekipi ka zbritur sot në fushë pasdite nën drejtimin e zv. trajnerit Ardi Mema ku u zhvillua një seancë stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

Ekipi u nda sot në 2 grupe, pjesa e futbollistëve që luajtën titullarë ndaj Vllaznisë zhvilluan një seancë rikuperuese nën kujdesin e stafit mjekēsor, ndërsa pjesa tjetër zhvilloi programin e plotë stërvitor.

GRUPI – “Grupi i plotë në gjëndje optimale në dispozicion të stafit teknik. Mungesa e vetme për takimin e radhës do të jetë Jashanica ndërkohë nga pezullimi rikthehet Kristi Vangjeli i cili mungoi ndaj Kamzës për shkak kartonash. Përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit do të nisin nesër nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja”

—————————

Superliga / Java 21

Skënderbeu – Partizani

Të premte, 23 shkurt / Ora 18:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.