“Ekipi nis përgatitjet, anti-Teuta”

Menjëherë pas ndeshjes së djeshme ndaj Luftëtarit, ekipi është grumbulluar sërish në kompleksin ‘Tropikal Resort’ ku do të zhvillohen përgatitjet për ndeshjen e parë çerekfinale të kupës së Shqipërisë ndaj Teutës.

Ekipi ka zbritur në fushe reth mesditës, ku fillimisht u zhvilluar një analizë për ndeshjen e humbur ndaj Luftëtarit dhe më pas stafi ka vijuar me programin stërvitor.

Ekipi u stërvit sot në grupe, pjesa e futbollistëve që luajtën titullarë ndaj Luftëtarit zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër zhvilloi programin e plotë stërvitor.

GRUPI – “Ali Sowe ishte e vetmja mungesë gjatë përgatitjeve të zhvilluara sot në ‘Tropikal’. Sulmuesi është larguar drejt Gambias për çështje dokumentacioni. Përsa i përket gjëndjes së Suad Sahiti, mesfushori është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në Turqi dhe nesër pritet të zhvillojë përgatitjet me grupin”.

——————————

KUPA E SHQIPËRISË

Teuta – Skënderbeu

Stadiumi ‘Niko Dovana’

31 janar / Ora 14:00

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *