“Përgatitjet e dimrit në Antalya”

Tashmë janë zyrtare të gjitha detajet. Skënderbeu do të zhvillojë mini fazën përgatitore të dimrit në Antalya të Turqisë po ashtu si një vit më parë.

Ekipi ka marrë pushimet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Teutës. Në përfundim të takimit, trajneri Daja ka dhënë dhe programin stërvitor individual për të gjithë futbollistët dhe ka njoftuar së të gjithë duhet të grumbullohen në datën 3 janar në ‘Tropikal Resort’, atje ku do të zhvillohen 3 ditë përgatitje përpara se ekipi të udhëtojë drejt Turqisë.

11 ditë do të qëndrojnë Ujqërit në Turqi prej datës 6 janar deri në 16 janar. Klubi do të akomodohet po ashtu si vitin e kaluar në kompleksin ‘Titanic Hotel Lara’ ndërkohë që drejtuesit kanë krijuar kushtet optimale për qëndrimim dhe zhvillimin e përgatitjeve në Antalya.

Gjatë përgatitjeve të dimrit do të zhvillohet 3 ndeshje miqësore që do ti shërbejnë trajnerit Daja dhe stafit teknik për ‘kolaudimin’ e ekipit. Bursaspor, Beshiktash dhe Viitorul Costanta do të jenë rivalët e ekipit bardhekuq në Turqi.

PROGRAMI:

6 Janar / Udhëtimi drejt Turqisë

8 Janar / Skënderbeu – Bursaspor

12 Janar / Skënderbeu – Beshiktash

15 Janar / Skënderbeu – Viitorul

16 Janar / Rikthimi në Shqipëri

Viti 2018-të do të nisë me 2 transferta për ekipim e drejtuar nga Ilir Daja. Ndeshjet në Gjirokastër ndaj Luftëtarit në 20 janar dhe ajo pas një jave ndaj Vllaznisë do të mbyllin fazën e dytë të superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.