Përgatitjet për kupën vijojnë në Tropikal

Përgatitjet për kupën vijojnë në Tropikal

570
SHPËRNDAJE

Ekipi është grumbulluar sot në mesditë në resortin e kampionëve në Durrës, Tropikal Resort.

Ekipi do zhvillojë përgatitjet në Durrës për ndeshjen e dytë gjysëmfinale të kupës ndaj Teutës. Stafi teknik ka programuar sot në orën 17:00 një seancë stërvitore në fushën me bar natyral në Tropikal Resort.

Trajneri Daja duhet të bëjë në këtë ndeshje vetëm pa mesfushorin Sabjen Lilaj të dëmtuar ndërsa pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të teknikut bardhekuq për këtë takim.

Takimi i 2-të gjysëmfinal ndaj Teutës do të zhvillohet ditën e mërkurë, 19 prill, ora 18:00 në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës. Rikujtojmë që takimi i parë i zhvilluar në Korçë përfundoi me rezultatin 1-0.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU