Post Young Boys, flasin protagonistët

Daja pas barazimit me Yong Boys deklaroi se është i kënaqur me lojën, por me pak kujdes mund të kishin fituar.

“Jam i kënaqur nga ekipi duke parë dhe zhvillim dinamik të situatës. Kemi qënë superiorë në disa raste, ka patur një rast të dyshimtë për penallti. Duhet ta kishim administruar më mirë topin në 20 minutat e fundit, por duke parë kundërshtarin jam i kënaqur edhe me barazimin. Gavazaj është bërë pjesë e formacionit bazë, shpresoj mos të ketë ndonjë dëmtim të rëndë edhe pse me aq sa pashë do të mungojë pak gjatë. Sahiti gjithashtu më pëlqeu. Duhet të jemi pak më pragmatist në të tilla situata. Ekipi po e ndjente lodhjen, mendoj se po të rrinim pak më mbrapa mund të arrnim dicka më shumë. Me kalimin e ndeshjeve ekipi do të fitojë eksperiencë, shpresoj që situata si goli i barazimit të na ndihmojë të përmisohemi.”

JASHANICA: “Duhet të ishim më të kujdeshëm në minutat e mbetura. Duhet të ishim më të bashkuar mbrapa për të mos lejuar hapsira. Ju kënaq barazimi? Na kënaq edhe pse mendoj se e meritonin fitoren, por i tillë është futbolli. Duhet të ishim më të përqëndruar në rastin e golit.
E rëndësishme është të vazhdoj me këtë ritëm. Shpresojmë të arrijmë rezultate më të mirë, pse jo dhe të kalojmë grupin. Skëndërbeu e meriton një gjë të tillë.

MUZAKA: “Normalisht cdo lojtar është i kënaqur me formën e tij personale, por unë jam i kënaqur me formën e skuadrës. Jemi përballur me të dy kundërshtarët si të barabartë, fakt që tregon se jo rastësisht jemi këtu ku jemi. Në të dy takimet po të ishim treguar pak më te kujdeshëm ndoshta do të merrnin dicka më shumë. Të përballemi si të barabartë është një lajm i mirë për futbollin shqiptarë. Keqardhje për barazimin. Me vjen mirë që vazdhoj të luaj, me ekipin më të mirë në shqipëri. Fusha tregon vlerën e cdo futbollsti, që i jep përgjigje cdo lloj polemike ose cdo skeptiku. E kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Përsa i përket pozicionin edhe me moshën përshtatesh kollaj, falë edhe eksperiencës. Edhe të luaj përpara në sulm nuk e kam problem. Rëndësi ka ti shërbej skuadrës sa më mirë.”

MICI: “Mendoj se na kapën në befasi, sepse po sulmonin dhe nuk ishim të mirë vendosur, sidoqoftë i kënaqur me kaq sa arritëm. Mendoj se duhet ta fitonim ndeshjen, kishim dy rastë për penallti.”

VANGJELI: ”Besoj se kemi bërë një lojë shumë të mirë, duke i bërë dhe presion kundërshtarit, si në pjesën e parë dhe të dytë. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, por nëse neglizhon kundërshtarin, nuk arrin do atë që do. Nuk ishte lodhja, por duhet të ishim treguar më inteligjent, duke mos lejuar kundërshtarin të na bëntë presion, përmes kësaj taktike gabon edhe pëson. Kundër cdo kundërshtari që do te kemi, në momentin kur shënojmë, duhet të tregohemi agresiv.”

LILAJ: Mendoj që kjo është specifika e Europa League, nëse kapesh i papërgatitur dhe i lodhur do të ndëshkohesh. Kemi shumë gjëra për ti përmisuar. Do të mundohemi të rikuperojmë energjitë e humbura këto ditë. ndaj kukësit është një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të jemi një skuadër e plotë dhe e kompletuar.

SOWE: Jam i kënaqur për golin, keqardhje për barazimin. E meritonin fitoren. Jam i kënaqur që shënova edhe ndaj Partizanit, por edhe sot. Pentalltia ku unë isha protagonistë ishte. Më pëlqen shumë të punoj për skuadrë. Është e vërtetë që shpërdoroj shumë energji, por këto janë detaje për të cilat mund të punoj. Që kur erdha këtu, kam parë një kampionat interesant dhe fizik. Skëndërbeu është një skaudër e fortë, më pëlqën sepse nga mënyra se si luajmë mund të arrimë shumë.

SAHITI:  Është një ndenjë e vecantë të luash në fazën e grupeve të europa league dhe jam i kënaqur që jam pjesë e Skëndërbeut. Jam këtu për të dhënë më të mirën time. Shpresoj që të arrij ndonjë skaudër europiane. Kampionati maqedons është i mirë, por jo aq sa ai shqiptarë. Besoj që do të ambjentohem shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.