“Prag-Lushnja, 3 mungesa për Dajën”

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lushnjës, takim i vlefshëm për javën e 15-të të superligës.

Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi ka zhvilluar në mesditë një seancë stërvitore në ‘Tropikal Resort’, atje ku qëndron prej pothuajse një javë pas kthimit nga Zvicra.

GJËNDJA E EKIPIT – “Ekipi vjen në këtë takim në gjëndje optimale përsa i përket aspektit psikologjik por trajneri Daja duhet të bëjë ndaj Lushnjës pa Gledi Micin i cili vuan pezullimin një javor për shkak kartonash dhe Osmanit i cili sot nisi vrapimet por nuk mundi ti bashkohet grupit si pasojë e një virozë gripale tashmë të kaluar. Bruno Dita është mungesa e 3-të, mesfushori vijon rikuperimin si pasojë e frakturës në dorë”

RIKTHIMET – “Stafi do të ketë në dispozicion Kristi Vangjelin për transfertën e Lushnjës, pasi mbrojtësi ka ezauruar pezullimin një javor për shkak kartonash. Gjithashtu në gjëndje optimale gjatë përagtitjeve është shfaqur dhe Ali Sowe. Sulmuesi nga Gambia duket se ka kaluar plotësisht dëmtimin e pësuar ndaj Partizanit dhe ndaj Lushnjës mund të kthehet si titullar”

Stafi teknik ka dhënë sot këshillat e fundit taktike në prag të takimit gjatë seancës së zhvilluar në fushë ndërkohe pasdite trajneri Daja ka zhvilluar dhe video-analizën e zakonshme me lojtarët.

Takimi ndaj Lushnjës do të zhvillohet nesër, ora 13:00 në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.