Filozofia dhe parimet tona…

Qëllimet janë të vendosur për t’u pushtuar. Arritja e tyre është hapi i fundit, por për të arritur atë duhet të kalojnë nëpër punë të rënda, agoni, zhgënjim, rënie, forcë për t’u ngritur përsëri, shpresë, ëndërr… Të gjithë përbërësit që bashkojnë një komunitet të tërë prapa qëllimit përfundimtar.

Të dashur femijë,

Të dashur prindër,

Qellimi kryesor I shkolles sonë të futbollit është trajnimi global I sporteve studentore, përmes një rruge me faza {kulikulare} ku në qëndër janë vetë femijët.

KF Skenderbeu kombinon trashëgiminë e tij me objektiva të së ardhmes në një metodë mësimore që synon të përcjell vlerat që shkojnë përtej fushës së lojës. E kaluara dhe e ardhmja janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme në familjen tonë të madhe.

Të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen dhe prandaj programi ynë për zhvillimin e Akademisë së futbollit ‘Skënderbeu’ është kaq i rëndësishëm.

Filozofia jonë me të rinjtë bazohet në avancimin e anës metodologjike dhe më konkretisht të “futbollit” me zhvillimin e individit si qenie njerëzore.

Ne kemi për qëllim të ndihmojmë fëmijët të jenë më të mirë dhe të besojnë se sporti, veçanërisht futbolli, është një mjet themelor për përcjelljen e vlerave arsimore.

Respekti për punën në grup, Puna dhe sjellja e mirë janë tre parime themelore të qasjes sonë. Një fëmijë i sjellshëm, i inkurajuar për të vepruar me përgjegjësi, do të bëhet një i rritur i gatshëm për të hyrë në fuqinë punëtore dhe të ndërveprojë në mënyrë të përshtatshme me shoqërinë. Si gjithmonë, respekti për të tjerët është jetik. Me pak fjalë, ne duam të zhvillojmë së pari njerëz të edukuar dhe së dytë futbollistë të kulturuar.

KF Skënderbeu Academy është e hapur për të rinjtë e moshës 5-17 vjeç, të cilët duan të mbajnë veshur fanellën bardhekuqe pavarësisht aftësisë së tyre të futbollit. Metoda stërvitore përfshin mësimin dhe zhvillimin e futbollit si dhe përmirësimin e aftësive jetësore, duke i lejuar fëmijët të rriten në një ambjent kërkues dhe edukues.

Duke filluar me anën argëtuese dhe krijuese të futbollit, gjithashtu lojtarët marrin pjesë në aktivitete sportive të organizuara nga klubi dhe Federata Shqiptare e Futbollit, në një ambient të sigurt dhe të mbrojtur. Aktivitetet bazohen në mirëqenien mendore dhe fizike të të rinjve.

Nxënësi qe zgjedh të merret me sport meriton respect dhe nderim nga ana e prindërve, të cilët duhet të inkurajojnë fëmijën për zgjedhje të tilla, por mbi te gjitha ta kuptojne dhe ta ndihmojnë, sepse mbi të gjitha sporti është një argëtim dhe deshirë për të bashkëvepruar, pa ushqyer xhelozinë e panevojshme ose të rreme, e cila shumicën e kohës është një pengesë. Ne i ftojmë prindërit të reflektojnë dhe është dhe të mbështesin femijë në këto mendime të thjeshta:

  1. Stimuloni, inkurajoni praktikën sportive.
  2. Lereni femijën të shprehet i lirë në gara
  3. Shmangni gjykimet për shokët e tyre dhe mos bëni krahasime me ta…
  4. Të ndihmojmë në edukimin e duhur sportiv, duke rrespektuar rregullat, angazhimet prioritare personale dhe të shokeve të tyre, kodit të veshjes dhe higjienës personale.
  5. Bejeni të ndjejë prezencën tuaj në momente të vështira, ta inkurajoni dhe të nxirni në pah aspekte pozitive…
  6. Duke pasur një qëndrim pozitiv dhe duke mos e ngarkuar në lidhje me rezultatin. Në sport, ashtu si në jetë nuk ka vetëm fitore, e rëndësishme është ta inkurajoni atë për të kërkuar rezultate edhe më të mira…

Parimet e përgjithshme…

Aktiviteti futbollistik rinor vendoset duke pasur në mënyre prioritare cdo gjë të cituar tek karta e të drejtave të fëmijëve (Nju Jork-konventa mbi të drejtat e fëmijëve, 20/11/1989) dhe nga karta e të drejtave të të rinjve në sport (Gjenevë 1992) ndaj të cilëve duhet të kushtohet vëmendje e vecantë, në mënyrë që fëmijët / të rinjtë të jenë të sigurt.

  1. E drejta për tu argetuar dhe luajtur
  2. E drejta për të ushtruar sport
  3. E drejta për të pasur një ambjent të shëndetshëm
  4. E drejta për tu stervitur nga persona kompetente
  5. E drejta për te ushtruar stërvitje në përshtatje me ritmet e tij
  6. E drejta për tu matur me te rinj që kanë të njëjtat mundësi suksesi
  7. E drejta për te mare pjese në kompeticione të përshtatshme për moshën e tij
  8. E drejta për të ushtruar sport në kushte të sigurta

UEFA gjithashtu gjen konceptet e shprehura në karten e të drejtave për ta bërë atë me kuptimplotë;

  1. Futbolli është një lojë për të gjithë
  2. Futbolli duhet të praktikohet kudo
  3. Futbolli është kreativitet
  4. Futbolli është dinamik
  5. Futbolli duhet praktikuar në kushte të sigurta
  6. Futbolli duhet praktikuar me aktivitete alternative
  7. Futbolli është miqësi
  8. Futbolli është një lojë e mrekullueshme
  9. Futbolli është një lojë popullore dhe nis nga rruga.

Ky projekt u krijua për të transmetuar parimet tona, më të mira tek të rinjtë (Djem dhe vajza) që besojnë tek e ardhmja dhe vlerat e futbollit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.