Radas: Besojme deri ne fund

Radas: Besojme deri ne fund

222
SHPËRNDAJE

Skënderbeu vijon të mbajë serinë e fitoreve duke mos gabuar edhe në ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Korabit të vendit të fundit por që gjithësesi e sheh veten në të njëjtat pozita në kampionat me një diferencë – 3 pikë nga Partizani dhe Kukesi që ndajne vendin e parë.

Mbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ka folur për luftën drejt titullit dhe shanset që ka Skënderbeu për të dalë kampion ndërsa nuk ka lënë pas edhe kupën si një tjetër objektiv për këtë sezon.

– Marko, fitorja ndaj Korabit erdhi sic pritej por asgjë nuk ndryshoi në renditje…

Normalisht kur je në një pozitë të tillë nuk mjafton vetëm të fitosh ti por do të duhet të shpresosh që të gabojë kundërhstari. Natyrisht ne them se e kemi bërë më së miri punën tonë, duke fituar të dy takimet e para të fazës së katërt. Jemi në një moment ku duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet për të pasur një mundësi rishpalljeje kampion edhe këtë vit. Them se e kemi nisur mirë me dy fitoret e para por e rëndësishme është që të vazhdojmë kështu.

– Por tani vjen pjesa e vështirë me dy transferta radhazi. Do ia dalë Skënderbeu të fitojë deri në fund të gjitha takimet?

Unë do të thoja që për skënderbeun nuk ka më dilema apo paqartësi. Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund, e përsëris. Nuk duhet të shohim më se cfarë ndeshjesh kemi përpara apo ku do të luajmë, thjesht duhet të hyjmë në cdo ndeshje me idenë që të marrim tri pikët dhe kaq. Skënderbeu për mendimin tim e ka të gjithë potencialin e duhur për të fituar cdo takim.

– Le të flasim hapur, besoni ende tek titulli kampion?

Sigurisht që po, është normale. Nuk mund të dorëzohemi aq kollaj pasi në fund të fundit ne jemi kampionët në fuqi dhe kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjmë. Natyrisht që besimi duhet treguar edhe me lojë të mirë në fushë dhe me fitore në ccdo ndeshje duke i marrë me radhë, të gjitha takimet një e nga një. E nëse në fund do të shkonim në ndeshja direkte si ndeshje përcaktuese atëhere do të ishte arritje për ne.

– A janë pak tre pikë distancë kur mbeten edhe 7 ndeshje?

Nuk do të thoja se janë pak apo janë shumë. Mund të jenë pak nëse ne bëjmë si duhet punën tonë dhe nëse kundërshtarët gabojnë dhe nuk e mbajnë dot presionin. Mund të jenë shumë nëse në nuk bëjmë si duhet menaxhimin e këtyre shtatë ndeshjeve. E them këtë pasi tashmë në këtë pikë kampionati nuk varet nga ne.

– Një tjetër objektiv i skënderbeut është edhe kupa e Shqipërisë?

Natyrisht që po, jemi në gjysëmfinale dhe sigurisht që kemi bërë një ndeshje pozitive dhe një fitore të mirë takimin e parë. Tashmë është ndeshja e kthimit dhe duhet të dimë të administrojmë avantazhin e krijuar. Do të jetë një ndeshje impenjative por kam besim se do ia dalim me sukses. Jemi totalisht të përqëndruar në këtë takim, më pas do të mendojmë edhe për ndeshjen në kampionat kundër Lacit.

– Lufta në dy fronte e dëmton ekipin?

Nuk mendoj kështu, për vetë faktin se kupa tashmë nuk ka shumë impenjime. Ne kemi grup të plotë që mund të përballojmë këtë ngarkesë. Prandaj unë jam i besimit që Skënderbeu kalon Teutën dhe fiton finale e kupës por edhe titullin kampion, vijojmë të besojmë akoma shumë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU