Daja: Rigjetëm formën e fazës së parë

Mëse i kënaqur trajneri Ilir Daja pas fitores së thellë, me përmbysje, në Shkodër. Një sukses bindës, në çdo drejtim, ndaj Daja lavdëron të tijtë.

“Sinjalet i dhamë që në fitoren e kupës në Durrës, edhe pse nuk isha tërësisht i kënaqur nga loja. Sot fituam në një stadium ku ke qejf të luash, për kushtet dhe për tifozerinë fantastike. E nisëm keq, duke pësuar gol, por më pas reaguam mirë dhe krijuam shumë raste, pavarësisht se Vllaznia krijoi edhe një rast të dytë ku mund të shënonte sërish. Nuk më pëlqeu fakti që skuadra shfaqi luhatje, por më duket se kemi rigjetur formën e para ndërprerjes së kampionatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.