Sabjen Lilaj shpallet lojtari i vitit

Ashtu siç është bërë traditë, FSHF organizoi edhe këtë fundvit mbrëmjen gala ku bashkoi disa nga personazhet më të njohura të futbollit në vendon tonë dhe nderoi me çmime shumë emra të njohur, ndërsa shpalli edhe lojtarin më të mirë të vitit 2017.

Është mesfushori ynë energjik, Sabien Lilaj futbollisti më i mirë në vendin tonë për vitin 2017. Paraqitjet e tij pozitive në ndeshjet e pjesës së parë të sezonit por edhe kontributi i madh që lojtari dha në kualifikimin e skuadrës në fazën e grupeve të Europa League, bënë që Lilaj të merrte edhe një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Christian Panucci për miqësoren me Turqinë.

Kjo është hera e dytë që Lilaj fiton trofeun e lojtarit më të mirë të vitit pasi e fitoi këtë çmim edhe në vitin 2015.

Në një prononcim të shkurtër për webin zyrtar të klubit pas marrjes së çmimit Lilaj u shpreh: “Jam mjaft i lumtur për këtë çmim. Sigururisht ky është një çmim individual por nuk mund ta fitoja pa ndihmën e shokëve të ekipit, tifozëve si dhe gjithë pjestarëve të tjerë të klubit që gjej rastin ti falenderoj. Ishtë një vit jashtëzakonisht pozitiv ku arrit të kualifikoheshim në grupet e Europa League dhe ta mbyllnim sezonin me diferencë pikësh dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në 2018”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.