Shehi: Hyjmë në çdo ndeshje për të fituar

Kapiteni Orges Shehi ka dalë sot në Konferencë për shtyp ku ka folur për mediat në prag të ndeshjes ndaj Flamurtarit.

Portjeri bardhekuq u shpreh se Flamurtari i vëndit të dytë është një skuadër e fortë por ekipi do të hyjë në fushë për 3 pikët që mundësojnë një ‘rrugë’ të qetë drejt titullit kampion.

RITMI – “Mendoj se kemi gjetur ritmin e duhur. Në Gjirokastër nuk ishim aty ku duhet por ndeshja në kupë dhe fitorja në shkodër treguan që Skënderbeu është aty ku duhet”

DIFERENCA E PIKËVE – “Kështu është kampionati. Në Gjirokastër u ndalëm ne dhe perfituam të tjerët. Në Shkodër bëmë atë që duhet të bënim dhe kur sheh që rivalët janë ndalur sigurisht të vjen mirë”.

FLAMURTARI – ”Luajmë përballë vendit të dytë. Flamurtari është një skuadër e fortë por sigurisht ne do të bëjmë maksimumin tonë për të marrë 3 pikët dhe për të vazhduar rrugën tonë të qetë. Ne jemi Skënderbeu dhe hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”

TITULLI KAMPION – ”Kur javët kalojnë dhe sheh që duferenca e pikëve mbetet je i qetë drejt titullit kampion por sigurisht kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi të përqëndruar që të evitojmë të papriturat”.

Lini nje pergjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *