Shehi: Ky Skënderbe më shumë energjik

Orges Shehi vlerëson futbollistë te tij, që pavarësisht moshës së re po tregojnë cilësi dhe ego për të ecur përpara. Në deklaratën pas ndeshjes trajneri i Skënderbeu theksoi se suksesi i radhës ishte krejt i merituar.

“Jo më kot lojtarët janë pjesë e Skënderbeut dhe megjithëse kanë moshë të re, kanë edhe cilësi. Puna jonë ka qenë që të rrisnim besimin. Më pëlqen egoja dhe dëshira që kanë dhe besoj se është e merituar. Punojnë mirë gjatë javës dhe morën këtë rezultat.”

Nuk po shënon Krasniqi, që është sulmuesi i parë?

Është mënyra e lojës jo vetëm sot. Me këtë skemë kemi mbështetje Krasniqit. Kur kundërshtarët mbyllën duhet të gjesh mënyrën për të shënuar.

Si është ky Skënderbeu krahasuar me vjet?

Është Skënderbeu i riformatuar. Vjet kishim më shumë akademi, tani kemi më shumë energji. Ua kam thënë çunave, këtë energji duhet ta shfrytëzojmë. Skënderbeu ka objektivat e tij, dihet, mendojmë vetëm ndeshjen e radhës.

Keni diçka për të rregulluar në përballjet me ekipet e forta?

Kam vend për përmirësim, po i minimizojmë gabimet. Kemi nevojë për elementë të tjerëm, shpresojmë që deri në fund të merkatos të përmirësohemi. Kemi çuna të rinj dhe me të ardhme.

Keni alternativa shumë të mirë në stol, Oto John?

Është lojtar me cilësi, por është djalë i ri. Duhet të ingranohet graudalisht. Hap pas hap do të rritet. Ne nuk po kërkojmë lojtarë në fazën e sulmit, këtyre që kemi do t’u besojmë. Unë jam për lojtarë të rinj.

Cilët lojtarë kërkoni për të mbajtur peshën?

Është një ish-lojtari ynë, por pa u mbaruar të gjitha nuk mund ta konfiroj. Nesër pres përgjigjjen e fundit. Nëse nuk vjen do tëmarrim një lojtar nga jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.