Shehi: Do reagojmë, kupa objektiv

Humbja e fundjavës së kaluar në Gjirokastër e tronditi jo pak Skënderbeun. Megjithatë Ujqërit kanë shansin që të rikuperojnë menjëherë, duke nisur nga sfida e parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë me Teutën. Për këtë, kapiteni Orges Shehi ka besim.

“Vijmë pas një paraqitje jo të mirë, që tregoi se nuk ishim aty ku duhet. Futbolli i tillë është se të jep mundësi të rikuperosh. Duhet të reagojmë dhe të tregojmë se kemi nxjerrë mësime nga e kaluara. Kupa ka specifikë që luhet në dy takime dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur eliminohesh. E gjithë skuadra ka qenë në unison, që nuk ishim aty ku duhet. Këto ditë na kanë shërbyer për ti vënë gishtin kokës. Duhet harruar ajo humbje në Gjirokastër dhe duhen nxjerrë mësime”.

Kupa nuk është vetëm një mënyrë për tu rikthyer, por edhe një trofe të cilin portieri 40-vjeçar kërkon ta fitojë në atë që është sezoni i tij i fundit si profesionit.

“Gjatë gjithë periudhës te Skënderbeu, që ky është viti i tetë, kemi fituar gjashtë herë titullin dhe asnjëherë Kupën. Vjet ishim shumë afër, por nuk e fituam. Është një trofe që e kam fituar dy herë dhe dëshiroj ta fitoj edhe me Skënderbeun dhe shpresoj që ky të jetë viti i duhur”

Sfidat me Teutën mbeten gjithmonë të veçanta për Shehin, që tregon emocionet sa herë përballet me ekipin ku është rritur dhe vlerëson forcën e bregdetarëve.

“Ndaj Teutës është një ndeshje e veçantë, sepse luaj ndaj ekipit të qytetit tim. Luaj në stadiumin ku jam rritur dhe jam formuar, është një emocion i veçantë dhe ndihme shumë mirë sa herë luaj në atë stadium. Teuta është një ekip shumë i mirë dhe nuk i meriton pozitat ku ndodhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.