Shehi: Të vazhdojmë me këtë ritëm

Vetëm një pikë në dy ndeshje, duhej një fitore e rëndësishme për të ndryshuar kurs dhe kjo fitore erdhi ndaj rivalëve të Kukësit. Një sukses që trajnerit Orges Shehi i ka dhenë sinjale mjaft pozitive për te ardhmen.

“Ishte një ndeshje që të mbush me besim, për mënyrën sesi u interpretua. Vinim pas dy ndeshjes ku nuk morrëm pikët që meritonim. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pra me lojëra të mira, sepse rezultatet vijnë.”

Luftëtari është një kundërshtar që në javët e fundit është përmirësuar shumë me ardhjen e Mezanit, nënvlerësini nuk ben pjesë ne fjalorin e teknikut të kampionëve, megjithatë objektivi mbetet maksimal për bardhekuqtë.

“Nuk e nënvlerësojmë, madje e konsiderojmë një nga ndeshjet me të vështira të kësaj faze. Është një skuadër që ka ndërruar trajner dhe dora e trajnerit duket. Edhe djemve u kam thënë se është ndeshje e vështirë dhe delikate”

Nuk ka një çështje “Bregu” te Skënderbeu, çdo lojtar mund të zëvendësohet dhe ka të drejtë të mos ndihet mirë, për Shehin vlonjati mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës.

“Lojtarët që janë në fushë edhe zëvendësohen. Ndonjë futbollist që zëvendësohet edhe mund të mërzitet, por kjo është e momentit. Nuk ia vlen të diskutosh për këtë. Bregu është stërvitur normalisht, është një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne dhe sigurisht një nga lojtarët më premtues të Superligës.”

Skënderbeu nuk ka nevojë ta deklarojë objektivin, historia e viteve të fundit të detyron të synosh vetëm titullin kampion. 

“Kampionati është një maratonë e gjatë, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Skënderbeu nuk ka nevojë të trumbetojë që është për kampionat, e tregon historia e viteve të fundit me 11 trofe në 8 vite”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.