Skënderbeu i pafat, Partzani fiton supersfidën

Skënderbeu i pafat, Partzani fiton supersfidën

197
SHPËRNDAJE

Partizani del fitues nga supersfida e javës së 27 të Superiores, teksa ka mposhtur mbrëmjen e sotme Skënderbeun kampion në një ndeshje “vitrinë” për futbollin shqiptar. Përballja mes dy rivalëve për titull u mbyll me shifrat 1-0, teksa në “Selman Stërmasi” vendosi një gol i Idriz Bathës.

Në minutat e para, Partizani vuajti presionin e Ujqërve, që fillimisht shpërdoruan një shans të shkëlqyer me Hamdi Salihin.

Por, ndërsa Partizani shfrytëzoi mundësinë e vetme të mirë të krijuar në pjesën e parë, Skënderbeu shpërdoroi sërish përpara pushimit ndërmjet pjesëve, me Salihin që gaboi gjithçka në të 44-tën.

Skënderbeu provoi pa sukses të gjente golin edhe me mbrojtësit Jashanica dhe Radas që ishin të pasaktë në tentativat e tyre, ndërsa në mes Emiljano Vila provoi të mbante të kuqtë në sulm.

Me Partizanin që u tërhoq në mbrojtje të rezultatit, duke i lënë fushën rivalëve, Skënderbeu krijoi mundësitë më të mira për shënim. Në harkun e pak sekondave Ogunzhimi nuk shfrytëzoi dy raste të mira për shënim, me belgun që gaboi në finalizim.

Duke përfituar nga hapësirat e lëna nga korçarët që u hodhën në sulm, Partizani mund të kishte mbyllur sfidën në të 84-tën, por traversa i prishi festën Çetkoviç.

Në anën tjetër, mbrëmja negative e Salihit u konfirmua nga dy raste të tjera të pashfrytëzuara, me bomberin shkodran që i vetëm me portën nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Skënderbeu pësoi humbjen e parë për vitin 2017 në kampionat dhe tashmë e sheh veten 5 pikë larg rivalëve për titull.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU