Skënderbeu kalon mes spektaklit Kairatin

Skënderbeu kalon mes spektaklit Kairatin

1667
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ja doli të kalojë në raundin e 3-të të Europa League duke eliminuar Kairat Almatyn pas dy golave të jashtëzakonshëm të Sabien Lilajt dhe Sebino Plaku, që bënë të ndihet sërish “jehona” e ujqërve në continent.

Një Skënderbe madhështor që dhe pse luajti me 10 veta për disa minuta në fund nuk lejoi për plot 87 minuta kazakët të godisnin  asnjëherë në kuadratin e portës. Skuadra e Dajës pati meritën se që në fillim I tregoi Kairatit se kush bën ligjin në fushë duke asfiksuar kundërshtarët në gjysmëfushë, teksa në 16 minutat e para pati plot pesë goditje drejt portës nga Nimaga, Xhejms,Osmani, Jashanica, Radas. Me golin që nuk erdhi, korcarët qetësuan disi ritmin për të dhënë goditjen në fillimin e pjesës së dytë, kur Plaku I hedhur në fushë në vend të James, rezultoi asi nën mëngë, pasi në të 50-tën mbajti në lojë një top që Lilaj e shndërroi në një xhevahir duke e dërguar në fundni e rrjetës.

Kairat në gjumë të thellë deri në të 76-tën kur Lilaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke I dhënë të paktën superioritet numeric kazakëve. Gjithsesi Skënderbeu ndryshe nga cdo të kishte vepruar ndonjë ekip tjetër jo vetëm që nuk u tërhoq por e sulmoi kundërshtarin me Latifin që në të 78-tën për pak nuk gjeti golin e dytë, ndërsa pak sekonda më pas Nimagës ju mohua goli nga traversa. Megjithatë golin e gjeti Plaku në të 82-tën që ju vodh mbrojtjes dhe me një parabël “vulosi” kualifikimin për korcarët.

“Golin” e 3-të për korcarët e shënoi Arzo që u ndëshkua me të kuq në të 86-tën duke lënë dhe kazakët me 10 vetë në fushë, që të dorëzuar plotësisht përpara “ujkut” pranuan ligjin e më të fortit, me Skënderbeun që tregon se mbetet një emër i madh për shqiptarët në Europë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU