Skënderbeu me stof kampioni, 3 pikë në Fushë Krujë

Skënderbeut i mjaftoi gjysmë ore loje për të hipotekuar fitoren e dytë radhazi Superiore, këtë herë në transfertë me Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku realizoi 3 gola, 2 prej të cilëve Dejvi Bregu.

Korçarët u shfaqën me stofin e kampionit ndaj një kundërshtari që e kishte nisur kampionatin duke surprizuar në stadiumin e Gjirokastrës, por ndoshta euforia dhe mungesa e eksperiencës ndikuan që të binin në grackën e Skënderbeut ende pa u nxehur mirë loja.

Takimi i zhbllokua që në minutën e 16-të nga Demte, i cili u asistua me zgjuarsi nga Krasniqi brenda zonës, duke mos i dhënë mundësinë e reagimit portierit Kuka.

Reagimi i krutanëve ishte i pamjashtueshëm në minutat në vazhdim, ndërsa në të 30-ën shfaqi klasin e tij Dejvi Bregu me një goditje Standarde të kalibruar, që përfundoi në rrjetë, 0-2.

Trajneri i Kastrioti Plori u mundua të ndryshonte diçka duke hedhur në fushë që në fillim të pjesës së dytë Atsinën dhe Markut, por me gjithë presionin e vendasve dhe tentativave për të goditur portën, rrjeta e Skënderbeut mbeti i paprekur. Pak para se të mbyllej takimi, Dejvi Bregu realizoi golin e “knockout”-it pas një kundërsulmi të shpejtë nga krahu i majtë i sulmit.

Pas këtij suksesi, i treti radhazi për trajnerin Orges Shehi, Skënderbeu ngjitet i vetëm në krye me pikë të plota pas dy javëve të para.

————–
KRONIKA E NDESHJES

Kaegoria Superiore – Java 2

E diel, më 26 gusht, ora 16:45

Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

Kastrioti 0-3 Skënderbeu

Shënues: Demte 16′, Bregu 30′, 86′

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni (Marku 46′), Stijepoviç, Mziu (Vatnikaj 76′), Çutra, Ymeraj (Atsina 46′), Bardhi, Rahim. (Në dispozicion: Puja, Shehu, Caca, Shehi). Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Demte (Lulaj 74′), Gripshi (Kaba Sambou 85′), Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 85′). (Në dispozicion: Dajsinani, Gavazaj, Pëllumbi, Ajzeraj). Trajner: Orges Shehi.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani

Kartonë të verdhë: Mziu 53′, Çela 73′ / Aliti 49′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.