Skënderbeu – Mladá, dalin në shitje biletat

Skënderbeu – Mladá, dalin në shitje biletat

637
SHPËRNDAJE

Të enjte, 3 gusht ora 20:00, Ujqërit presin në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ekipin e Mladá Boleslav. Takim i vlefshëm për raundin e 3-të të UEFA Europa League.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna G dhe C – 200 Lekë

Tribuna D dhe F – 300 Lekë

Tribuna E – 400 Lekë

Tribuna A1, A4 dhe B1, B5 – 1000 Lekë

Tribuna A2, A3 dhe B2, B4 – 1500 Lekë

Tribuna B3 – 2000 Lekë

Tribuna VIP – 4000 Lekë

Biletat mund ti gjeni nga sot në pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit në Korçë  dhe në pikën e shitjes pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ në Elbasan dhe ‘Selman Stermasi’ në Tiranë prej ditës së martë.

Ju njoftojmë se kryesia e klubit me në krye presidentin Ardjan Takaj ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në Elbasan. Tifozat mblidhen në orën 15:00 të së enjtes para stadiumit ‘Skënderbeu’ për tu nisur më pas drejt Elbasanit.

Bashkë më të fortë, bashkë ia dalim!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU