Skënderbeu-Mladá, reagimi i protagonistëve

Skënderbeu-Mladá, reagimi i protagonistëve

796
SHPËRNDAJE

Skënderbeu arriti të përmbysë mbrëmjen e djeshme Mladá Boleslav duke siguruar kalimin në Play-off. Mjaft të lumtur janë shfaqur pas takimit protagonistët e këtij kualifikimi. 

Ilir Daja: ”Më i rëndësishëm është kualifikimi. Nuk e filluam mirë sfidën, kjo për meritë edhe të kundërshtarit që e kishte përgatitur mirë ndeshjen. Disa lojtarë si Xhejms nuk ishin në gjëndjen e tyre më të mirë dhe mu desh të bëja disa ndryshime rolesh. Fati ishte me ne sot, i rëndësishëm është vetëm kualifikimi. Kur humbasim kemi të gjithë fajet tona, por kur fiton ekipi urimet shkojnë të gjitha për presidentin që ka ditur ti japë kuptim investimit të tij. Merita janë për futbollistët e mi por edhe për tifozët që na kanë mbështetur aq shumë”.

Ardian Takaj: ”U thashë futbollistëve të japin maksimumin, të luftonin fort në 30 minutat e shtesës sepse kundërshtari ishte i lodhur dhe marrëdhëniet me penalltitë nuk i kemi shumë të mira sepse jemi eliminuar njëherë nga Chernomorets Odesa. E dija që publiku do të na mbështeste sepse tifozët në sfidat europiane janë gjithmonë të rëndësishëm për ne, ata janë mësuar me ndeshjet europiane dhe në verë shijojnë më shumë këto sfida. Merkato mbyllet më 31 Gusht nuk mund të flas për merkaton të shohim njëherë shortin sepse objektivi ynë janë grupet e Europa Leagues ato janë maksimumi dhe ne duam ti arrimë kalimi 3 tureve ndihmon vetëm financat e klubit ndërsa kalimi në grupe është maksimumi”.

Haris Fakiç:  “Pas pjesës së parë ishim në një pozitë të vështirë. Treguam se jemi një skuadër me shumë karakter dhe kjo skuadër të jep shumë shpresë. Nuk kishim shumë besim kur pësuam golin, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Pas golit të parë më pas besova maksimalisht te kualifikimi, sepse skuadra ndryshoi tërësisht. Kemi tifozë të mrekullueshëm dhe ia dolëm. Merkato? Kemi bërë lëvizje shumë të mira, pasi Ali Soue është vërtetë shumë i fortë”

Kristi Vangjeli: ”Në pjesën e parë, e kemi nënvlerësuar kundërshtarin dhe bëmë atë paraqitje por ashtu sic ndodhi edhe në Ceki edhe këtu reaguam dhe arritëm të siguronim kualifikimin. Falenderoj tifozët për mbështetjen sepse sot të gjithë shqiptarët ishin me ne dhe na i bënë gjërat më të lehta. Për rivalin në play off nuk kam ndonjë preferencë, ne do të synojmë avancimin në fazën grupeve”.

Orges Shehi: ”Edhe pse kam qenë me mendjen për ta lënë futbollin jam stërvitur maksimalisht, sepse të luash në këto lloj kompeticione nuk e mendon aspak atë pjesë. Të festojmë sot, të shpresojmë për një short të mirë dhe pastaj mund të flasim se cfarë do të bëj unë me të ardhmen time. Nuk është e lehtë të presësh penallti, por për një portier me eksperiencë të madhe, arrin të kuptojë sesi vendoset lojtari që godet dhe kjo është dicka pozitive”.

Liridon Latifi: “Bëmë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Ishte nata më e mirë e jetës time. Mendoj se kemi dhënë gjithçka në fushën e lojës. Mbrojtësi i majtë? E pashë që ishte shumë i lodhur dhe e vura disa herë në vështirësi. Besoj e kreva misionin tim. Shorti? Mendoj se është çështje fati. Nëse bie Milani apo jo nuk e di, por shpresoj që të jetë një kundërshtar sa më i dobët”

Tefik Osmani: “Eksperienca ka të bëjë shumë. Futja e Muzakës na ndihmoi shumë, por edhe Plaku. Falënderoj shumë tifozët dhe ishte një moment kur i kërkova trajnerit që të udhëzonte Kristi Vangjelin që të ngrinte tifozët. Skuadra pati shumë nevojë për ta.”

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU