“Skënderbeu përmbys dhe arratiset”

E thjeshtë, tepër e thjeshtë për Skënderbeun të fitojë në Shkodër, aty ku merr rezultate mjaft të mira prej vitesh.

Sot korçarët triumfuan 4-1, me përmbysje. Një gol nga Sedat Berisha krijoi iluzione te shkodranët, që kanë nevojë urgjente për pikë, sepse janë të parafundit, por Skënderbeu është superior në çdo drejtim dhe e tregoi.

Barazimi i Vangjelit që në pjesën e parë nisi kthesën, ndërsa Lilaj me 11-metërsh për prekje me dorë pikërisht nga Berisha solli përmbysjen, para se Gjergji Muzaka e Xhejms të vulosnin fitoren e merituar.

Kreu është gjithnjë e më shumë pronë korçare, Vllaznia sheh me frikë të madhe tabelën.

VLLAZNIA – SKËNDERBEU  1-4

Shënues: Berisha 6′ / Vangjeli 32′,Lilaj 61′, Muzaka 75′, Xhejms 88′ 

VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Çinari, Tafili, Krymi, Kalaja (Ribaj 35′), Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga (Muzaka 58′), Lilaj, Gavazaj (Vila 76′), Soue, Xhejms.  Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Mersini 20′, Krymi 25′, Çinari 52′, Tafili 54′ / Osmani 26′, Soue 30′

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.