Sowe bën ‘Ujkun e dëborës’ në Kukës

Ali Soue ndal Kukësin. Kështu mund të përmblidhet sfida e sotme në Kukës, mbyllur 2-2 mes golash e surprizash, në borën e dendur që zbardhi sërish stadiumin “Zeqir Ymeri”

Takimi u luajt në kushte ekstremisht të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të dëbores. Ali Sowe realizoi me prepotencë dy gola në pjesën e dytë, teksa në të parën për verilindorët kishin shënuar Cale dhe Shkodra. Diferenca mes dy skuadrave mbetet 14 pikë edhe pas javës së 22-të.

Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 21-të me Elton Cale, i cili, i pambuluar në shtyllën e dytë pati kohë për ta kontrolluar topin e më pas dërguar në rrjetë topin.
Reagimi i Sknderbeut në pjesën e parë ishte i vaktë, madje pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes një gabim u shfrytëzua nga Bakaj, i cili e detyroi Teqjen të reagonte, po topi shkoi te Donjet Shkodra, që realizoi të dytin për Kukësin.

Në pjesën e dytë fusha ishte krejtësisht e mbuluar nga dëbora, por kushtet e vështira nuk e pengua Sowen të realizonte me forcë dy gola të njëpasnjëshëm.

Në rastin e parë (62’) goditi saktë thuajse nga vija e 16 metrave, me topin që përshëndeti rrjetën, ndërsa pak minuta më vonë (69’) përfitoi sërish nga mefshtësia e mbrojtjes, duke e moshtur sërish Koliqin.

KUKËSI 2-2 SKËNDERBEU

Shënues: Elton Kale 20′, Shkodra 45′ / Soue 62′, 69′

KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Bakaj, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Kale, Guri. Trajner: Peter Pacult

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Dita, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga, Vila (Osmani 64′), Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Shameti 74′ / Osmani 65′, Nimaga 90′

GOLAT 

20′ Kukësi në avantazh. Bakaj nga e djathta, hodhi një kros në zonë, që pas një devijimi nga një mbrojtës shkoi te Elton Kale. I qetë braziliani, i pambuluar, nuk e pati të vështirë të shënonte.

45′ Bakaj nga e majta e sulmit, goditje e bukur, grushtuar nga Teqja, ndërsa Shkodra aty pranë ndoqi aksionin dhe goditi fort me të djathtën, duke shënuar. Hakmarrja e nmesfushorit ndaj Ilir Dajës, sepse largimi i mesfushorit nga Skënderbeu u shoqërua me polemika.

62′ Supergol i Ali Souesë! Sulmuesi merr një top jashtë zone dhe me kthesë gjuan fort, duke er çuar topin në trekëndësh. Rihapet ndeshja në Kukës.

69′ Soue tërbon Kukësin. Sërish gol për sulmuesin nga Gambia, i cili mori një top jashtë zone, lëvizi bukur me trup, duke vënë në siklet mbrojtësit e Kukësit dhe gjuajtja e tij përfundon në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.