Sowe: Vij këtu për të fituar gjithçka

Sowe: Vij këtu për të fituar gjithçka

800
SHPËRNDAJE

Ali Sowe zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.

Sulmuesi nga Gambia është prezantuar sot në ambjentet e stadiumit Skënderbeu në praninë e menaxherit të përgjithshëm, Gerhard Takaj. 23 vjeçari ka erdhur në formë huazimi për një vit nga ekipi Italian i Chievo.

Në një prononcim për webin zyrtar të klubit, Ali Sowe u shpreh i lumtur që firmosi për Skënderbeun dhe shpreson të japë ndihmesën e tij në mënyrë që ekipi të arrijë objektivat sezonale.

“Erdha në Korçë për të fituar gjithçka. Nuk e njoh mjaft mirë kampionatin Shqiptar por jam i lumtur që ndodhem këtu dhe do të vesh fanellën e Skënderbeut. Objektivat personalë? Si fillim dua të hyj sa më shpejt me grupin, të jap më të mirën time për të fituar gjithçka. Shpresoj të fitoj simpatinë e tifozëve dhe premtoj se do të jap maksimumin tim. Ata janë mjaft të rëndësishëm në këtë rrugëtim. Shpresoj të jenë sa më të shumtë në numër dhe të japin një ‘dorë’ në arritjen e objektivave”, U shpreh Sowe në prononcimin e tij të parë si lojtar bardhekuq

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU