Të enjte luhet për kupë ndaj Mamurrasit

Të enjte luhet për kupë ndaj Mamurrasit

234
SHPËRNDAJE

Nesër, 5 tetor, ora 14:00 tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’ do të zhvillohet ndeshja e kthimit për kupën e Shqipërisë ndaj Mamurrasit.

Pas 2 ditësh pushim, të besuarit e trajnerit Daja do të rikthehen nesër në Korçë ku stafi teknik ka vendosur të ndajë ekipin në dy grupe. Lojtarët që janë aktivizuar më shumë do të zhvillojnë 2 seanca stërvitore, paradite në palestër me ushtrime rikuperuese dhe pasdite stërvitje në stadium. Pjesa tjetër e grupit do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Mamurrasit për kupën e Shqipërisë.

Rikujtojmë që takimi i parë i zhvilluar në 6 shtator u mbyll me fitoren e thellë 8-0 të Ujqërve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU