“Tifozët të organizuar drejt Shkodrës”

Skënderbeu udhëton këtë të dielë drejt Shkodrës, atje ku do të luhet takimi i radhës ndaj Vllaznisë.

Takimi i javës së 18-të të Kategorisë Superiore luhet ditën e dielë, ora 13:00 në stadiumin ‘Loro Boriçi”.

Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë ta ndjekin takimin në shkallët e stadiumit.

Tifogrupi ‘Ujqërit e Dëborës’ mbidhet në orën 06:00 të mëngjesit para stadiumit ‘Skënderbeu’ për tu nisur drejt Shkodrës.

Ftojmë tifozët të bashkohen me ‘Ujqërit’ në këtë transfertë. Bashkë më të fortë, bashkë ia dalim!

—————————————

Kategoria Superiore / Java 18

Vllaznia Shkodës – Skënderbeu

4 shkurt, Ora 13:00

Stadiumi ‘Loro Boriçi’

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.